Resmi Shanaj kandidati i PD që drejtohet nga Sali Berisha nuk resht së punuari në këto pak ditë të mbetura nga 14 maji, data kur qytetarët me dhe pa parti do dalin të votojnë ndryshimin për të larguar këtë qeveri e cila shikon e mendon çdo ditë për oligarkt e jo për qytetarin e thjshtë.
Kokë më kokë, shtëpi më shtëpi, dyqan më dyqan Resmi Shanaj takon e shpalos platformën e tij . Ai u pohonë qytetarëve mallakastriotë se duhet ta votojnë ti kthejnë dinjitetin familjes, ndershërinë, punën, dashurinë e mikpritjen mallakstriote, të votojnë birin e tyre që del në mngjes dhe i përshëndet, i takon, bisedon për hallet e shqetësimet e tyre dhe jo kandidatëve të tjerë që jetën e tyre e bëjnë me familjen diku larg Mallakastrës e Ballshit dhe nuk interesohen për hallet e problemet e tyre.
Më besoni dhe më votoni, shprehet Resmiu sepse Rilindasit e katandisën Mallakastrën në këtë pikë, edhe një kombinat përpunimi nafte që kishim dhe ushqeheshin afro një mijë familje tashnë e shkatërruan e po e shesin për skrap jo vetëm metalet mbi tokë por edhe ato me ngjyrë nën tokë.
Resmi Shanaj pa dallim moshe apo profesioni u është drejtuar me sinqeritetin, dashurinë, mikpritjen, besën virtutet e kësaj zone, duke u kërkuar votën, ta votojnë në 14 maj që të gjithë bashkë të bëjnë ndryshimin pasi provat mallakastriotët i kanë dhënë, dinë të bëjnë ndryshimin