Një i ri ka mbetur i plagosur me armë mbrëmjen e së hënës në qytetin e Lezhë.
Lajmin e raporton News 24 që bën të ditur se rreth orës 23.00 janë dëgjuar të shtëna në lagjjen “Besëlidhja”.
Dyshohet se shkak është bërë sherri mes disa të rinjve, ku një prej tyre ka mbetur i plagosur.
Sipas të njëjtave burime, policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar.