Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË“Dështim spektakolar i KQZ”/ Rama: Pajisjet u transportuan si arka bosh

“Dështim spektakolar i KQZ”/ Rama: Pajisjet u transportuan si arka bosh

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot dhe procesin e zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 14 maj.

Procesi nisi me vonesa në shumë qendra votimi, për shkak se pajisjet elektonike të identifikimit, shfaqën probleme.

Lidhur me këtë, Rama kritikoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për planifikimin e procesit zgjedhor, duke e konsideruar si dështim spaktakolar. Ai tha se diçka e tillë nuk do mbetet me kaq.

Sa i takon pamjeve ku disa punonjës shiheshin teksa transportonin pajisjet e identifikimit elektronik pa asnjë kujdes, Rama tha se diçka e tillë është e pafalshme kur për to janë shpenzuar miliona euro.  

“Sa i përket standartit të zgjedhjeve nuk kam lexuar asnjë raport paraprak por besoj se nuk kanë pasur asgjë të vecantë në një aspket përvec dështimit spektakolar të KQZ për të garantuar fillimin në kohë të votimit në mbi 500 qendra për mijëra e mijëra qytetarë që me korrektesë dhe dëshirë ishin vënë në rradhë për të ushtruar të dejtën e tyre kushtetuese. Kjo ishte një gjë e rëndë tronditëse për faktin se pajisjet elektronike të identifikimit kanë garantuar një transparencë shumë të madhe. KQZ në fund të ditës është për atë ditë, vërtet i pafalshëm dhe i pajustifikueshëm. Nuk do e lëmë me kaq këtë çshtje aq më tepër kur pamë skenën e tmerrshme të atyre pajisjeve që hidheshin si arka bosh. Sepse janë investuar miliona e miliona euro të vëna në dispozicion nga taksat e qytetarëve”, u shpreh Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME