Kingley Coman vijon të vendosë rekorde në karrierën e tij. Për francezin që shënoi golin e parë ndaj Koln, ky është titulli i 12-të i fituar në 11 vite karrierë si profesionist.
Coman ka fituar 2 herë kampionatin francez me Paris Saint-Germain (2013 dhe 2014), një herë kampionatin italian me Juventusin (2015) dhe 8 Bundesliga (2016-2023) me Bayernin.
Francezi është kampion i Italisë edhe në sezonin 2015-2016, pasi ka luajtur disa ndeshje me Juventusin para se të transferohej në Gjermani.
Përveç këtyre titujve, Coman ka fituar edhe një Superkupë të Francës, një Kupë dhe një Superkupë të Italisë, 3 Kupa të Gjermanisë, 6 Superkupa të Gjermanisë, një Champions League dhe një Botëror klubesh.