Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËMahnitën botën e modës, këpucët flamengo pothuajse janë shitur

Mahnitën botën e modës, këpucët flamengo pothuajse janë shitur

Këpucët flamengo nga brendi i modës Moschino, pothuajse janë shitur pasi u shfaqën në treg.

Çmimi i një palë të këpucëve të tilla të pazakonta është 835 euro, ndërsa duke gjykuar nga dyqani zyrtar në internet, aktualisht janë të disponueshme vetëm në madhësitë 38 dhe 40.

Drejtori kreativ i kësaj marke, Jeremy Scott, për koleksionin pranverë/verë të këtij viti, është frymëzuar nga një aksesor i domosdoshëm për festat verore në pishina dhe plazhe.

Ai e prezantoi këtë koleksion në shtator të vitit të kaluar në Javën e Modës në Milano, kur e nisi sfilatën me kombinime të zeza dhe të kuqe të zbukuruara me zemra. Më pas vijuan krijimet me motive lulesh dhe një sërë xhaketash neoni.

Në fund vëmendjen më të madhe e tërhoqi koleksioni i frymëzuar nga festat verore, për pishinën dhe detin.

Morën vëmendjen në veçanti një palë këpucë rozë me flamengo në pjesën e sipërme të tyre, të cilat kënaqën botën e modës, ndaj nuk është për t’u habitur që ato janë pothuajse të shitura në treg.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME