Mallakastër – Selime Liçaj është një grua tek 80 vite mbi shpatullar e saj e cila banon në fshatin Gjerbës të njësisë administrative Aranitas të bashkisë Mallakastër.
E takuam rastësishtë teksa shkuam për një problem pune, ajo mbylli derën e banesës ku jetonte dhe pse me shumë vite mbi shpatulla për moshën, e ngjiste rrugën me shkathësi.
Ajo na pohoi se rrugët e fshatit tani po shtroheshin me çakull, por jeta sot është nërë e vështirë në fshat.
Ajo thotë se është e pakënaqur nga politika, nga të gjitha krahët e saj. Çfarë beri Berisha në qeverisjen e tij, dhe kur e pyet për Ramën ajo thotë, do vrarë me pushkë e do thënë burgut hapu, dhe zë e qesh, pra shprehet me humor 80 vjeçaria.
Të rrojë Greqia, shprehet e moshuara, që shkaun femijet e punuan dhe bënë nga një palë shtëpi se do kishim mbetur akoma me kasolle dhe me plasmas në kokë.
E pyetur për brezin e sotëm nesë vijnë e takojnë ajo shprehet me humor, kto nuse sot rrine ulur e shikojnë televizor dhe thone ç’të duhet. Këto përtojnë të fusin rrobat në lavatriçe të lahen ndërsa ne në kohën tonë shkonim një orë larg e vinim kazanët të bënim finjë për të lar rrobat. Kto gra sot të vrasin, tëëëë vrasiiiin, thotë ajo.
Sa për të rinjtë, e kanë mëndjen për celular e asgjë s’dinë të bëjnë.
Nuk kam nevojë të më ndihmojnë fëmijët, kam pensionin tim, ilaçe nuk marr. Këbë zbathur, çfarë jetë, çfarë kënaqësie, thotë ajo.
Ndiqni bisedën me 80 vjeçaren Selime Liçaj