Homazhet për ish-presidentin e vendit, Bujar Nishani do të mbahen në Pallatin e Kongreseve të enjten, më 2 qershor, në orën 10:00.
Ndërkohë të afërmit e tij dhe stafi mjekësor në Spitalin Universitar të Berlinit, Charite, janë në procedura për të sjellë në atdhe trupin e të ndjerit. Mësohet se ai mund të mbërrijë nesër në vendin tonë.
Ish-kreu i shtetit do të përcillet për në banesën e fundit me ceremoni zyrtare ashtu siç aplikohet gjithmonë në rastet e figurave të larta shtetërore.
Ndërsa qeveria pritet të nxjerrë një vendim për të gjitha procedurat e ceremonisë zyrtare për ta shoqëruar drejt banesës së fundit, ish-presidentin me të gjitha nderimet e duhura.
Ish-kreu i Shtetit Bujar Nishani ndërroi jetë të shtunën e 28 majit teksa po kurohej në spitalin universitar Charite të Berlinit në Gjermani.
Shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar gjë e cila ishte fatale për të.