Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Përmet, ku një 65-vjeçare e identifikuar si Z.M., është vrarë nga djali i saj 24 vjeç.
I riu i identifikuar si A.M., dyshohet se ishte në gjendje depresioni kur ka ndodhur mbytur nënën.
Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.