Fier – Ervin Memo, 42 vjeçar banues në Fier është ngujuar paraditen e së mërkurës në një sipërfaqe toke që e ka të tijën në fshatin Vadhizë, njësia administrative Qëndër të bashkisë Fier.
Shkak i marrjes së këtij vendimi është bërë një firmë private e cila do të ndërtojë një linjë transmetimi të tensionit të lart nga fotovoltaikët e cila do të vendosi shtyllë në pronën e tij, por që nuk ndjek rrugën ligjore, sipas 42 vjecarit Memo.
Memo pohonë se përfaqësuesit e firmës fillimishtë hynë në negociata, por më pas u tërhoqën. Arsyen e dinë ata pasi sipas tyre shtyllën e tensionit të lart do e vendosnin në rrugë që sipas tyre ishte fundi i sipërfaqes së tokës time që unë e kam me dokumentacion e hipotekë.
Komshia im që ka tokën pas ka zaptiar rrugën sepse nuk e them unë por harta e kadastra, dokumentat, në shpronësime nga ana e VKM emri im apo prona ime nuk figuronë, fima nuk ka këllqe të meret me të tjerët e vjen të më grabisë tokën.
Nuk jam kundër ndërtimit të linjës tensionit të lartë, por jam kundër vjedhjes e zhvatjes. Të vijnë sipas ligjit, VKM, sa sipërfaqe toke u duhet, të kryejnë shpronësimin , të paguajnë dëmin sepse e kam të mbiellë dhe të vazhdojnë punën.
Nuk dal nga makina e cila eshte ne pronën time, vetëm me forcë dhe kundër ligjit mund të më nxjerri policia me forcë, pohoi ai.