Fier – Prej vitesh banoret e fshatit Bocove ne njesine administrative Levan vuajne mungesen e ujit për vaditjen e tokave bujqesore gje qe ka sjelle edhe tharjen dhe demtimin e prodhimeve te tyre .
Ata ankohen se pjesa me e madhe e banoreve nuk furnizohen me uje per vaditje teksa theksojne se kjo situate e renduar po i con drejt falimentimit.
Banoret ankohen per kete situate qe i shoqeron prej vitesh dhe qe me gjithe premtimet e vazhdueshme , ende nuk po mer zgjidhje.
Me rritjen e temperaturave situata behet edhe me problematike thone ata njezeri, teksa theksojne se demi me i madh ekonomik ne kete periudhe te vitit eshte ne kulturen e misrit.
Dikur me 800 familje, sot fshati Bocove eshte reduktuar ndjeshem. Sipas tyre , nje pjese e mire e fermereve kryesisht , jane larguar ne emigracion pikerisht per faktin se nuk mund te mbeshteten te bujqesia pasi mungesa e vemendjes nga shteti i ka shoqeruar prej 30 vitesh.
Kanali kryesor vadites por edhe ato dytesore ne pikun e temperaturave te larta , jane jo vetem te thare , por edhe te papastruar prej vitesh. Prodhimet na thahen cdo vere thone ata ne kulmin e indinjates teksa pohojne se kjo situate e renduar po i con drejt falimentimit.