Monday, December 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFermerëve të Boçovës po u thahen prodhimet në ara, u mungonë uji...

Fermerëve të Boçovës po u thahen prodhimet në ara, u mungonë uji i vaditjes

Fier – Prej vitesh banoret e fshatit Bocove ne njesine administrative Levan vuajne mungesen e ujit për vaditjen e tokave bujqesore gje qe ka sjelle edhe tharjen dhe demtimin e prodhimeve te tyre .

Ata ankohen se pjesa me e madhe e banoreve nuk furnizohen me uje per vaditje teksa theksojne se kjo situate e renduar po i con drejt falimentimit.

Banoret ankohen per kete situate qe i shoqeron prej vitesh dhe qe me gjithe premtimet e vazhdueshme , ende nuk po mer zgjidhje.

Me rritjen e temperaturave situata behet edhe me problematike thone ata njezeri, teksa theksojne se demi me i madh ekonomik ne kete periudhe te vitit eshte ne kulturen e misrit.


Dikur me 800 familje, sot fshati Bocove eshte reduktuar ndjeshem. Sipas tyre , nje pjese e mire e fermereve kryesisht , jane larguar ne emigracion pikerisht per faktin se nuk mund te mbeshteten te bujqesia pasi mungesa e vemendjes nga shteti i ka shoqeruar prej 30 vitesh.

Kanali kryesor vadites por edhe ato dytesore ne pikun e temperaturave te larta , jane jo vetem te thare , por edhe te papastruar prej vitesh. Prodhimet na thahen cdo vere thone ata ne kulmin e indinjates teksa pohojne se kjo situate e renduar po i con drejt falimentimit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME