Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama nga Beogradi: Zvarritja e formimit të Asociacioni, gabim strategjik

Rama nga Beogradi: Zvarritja e formimit të Asociacioni, gabim strategjik

Procesit i Berlinit edhe situatës në rajon, përfshirë zhvillimet në veri të Kosovës, kanë qenë temat për të cilat kryeministri i Shqipërisë Edi rama, tha se ka biseduar me presidentin e serbisë, Alleksandar Vuçiq.

“Kemi fituar shprehi të shkëmbejmë hapur mendime dhe ndonjëherë të mos pajtohemi me to, por duhet të punojmë për të mirën e paqes. Ne kemi nevojë për momente të tilla për të punuar së bashku”, tha Rama, më 7 korrik, në Beograd.

Këto deklarata, kryeministri Rama i bëri në një konferencë për media në Beograd, pas takimit me presidentin serb Alleksandar Vuçiq.

Rama theksoi se beson që zvarritja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është gabim strategjik.

“Është gjithashtu gabim strategjik të vazhdohet me vonimin e krijimit të kushteve që serbët të ushtrojnë të drejtat e tyre fetare dhe që kisha të funksionojë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës”, tha ai.

Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është arritur në vitin 2013, si pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Duke folur për situatën në Kosovë, ai ka shtuar se është gjithashtu gabim të “insistohet” që kryetarët shqiptarë në veri të Kosovës të qëndrojnë në ndërtesa komunale.

“E kam thënë publikisht këtë dhe e përsëris këtu”, tha Rama.

Në fund të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubina Potokut hynë në ndërtesat komunale me ndihmën e policisë, përkundër kundërshtimit të serbëve lokal që bojkotuan zgjedhjet, në veri të Kosovës u ngritën tensione.

Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera perëndimore kërkojnë de-përshkallëzimin e menjëhershëm të situatës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe rikthimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Rama dhe Vuçiq për planin e Ramës për Komunitetin në Kosovë

Rama foli edhe për propozimin që ka paraqitur më herët për formimin e Komunitetit të Komunave me shumicë serbe.

Më 7 qershor, ai ia përcolli presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz një draft -statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Rama tha se propozimi nuk ishte diçka që duhej të shqyrtohej nga të dyja palët, por shprehu keqardhjen që propozimi nuk u kuptua si kontribut.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencën për media, ka përsëritur qëndrimin se “për statutin (e Asociacionit të komunave me shumicë serbe) nuk ka asnjë përgjegjës tjetër përveç Ekipit Menaxhues serb”.

Vuçiq tha se nuk e ka parë propozimin e përmendur nga Edi Rama, por se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me atë që është nënshkruar në Bruksel./Radio “Europa e Lirë”/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME