Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet se i ka vjedhur 5 krerë lopë të babait të tij.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F. K., i cili është ndaluar në Manzë, teksa sipas policisë dyshohet se më datë 23.06.2023, i ka vjedhur babait të tij, 5 krerë lopë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.