Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTemperaturat sot arrijnë deri në 42 gradë

Temperaturat sot arrijnë deri në 42 gradë

Ri-aktivizimi i valëve të të nxehtit afrikan do të kushtëzojë në vendin tonë sërisht mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Problematike situata nga temperaturat ekstremisht të larta do të jenë në zonën midis Elbasanit deri poshtë në Berat ku termometri do të ngjitet sërish në 42 gradë C.

Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare vetëm në zonat Verilindore dhe Juglindore. Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 21°C deri në 41°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det duke arritur shpejtesinë 28 km/h nga drejtimi Perëndimore, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

Kosova

Dita e Hënë sjellë fuqizim të valëve të të nxehtit me origjinë nga veriu i kontinentit Afrikan duke bërë që në Kosovë të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, ku dhe priten maksimume deri në 37 gradë C në qytetin e Gjakovës. Orët e paradites do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime, ndërsa pasditja do të sjellë kalime të pakta dhe të përkohshme të vranësirave të cilat më prezente paraqiten në zonat Veriore.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV do të mbetet me mot të qëndrueshëm, ku pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash gjatë orëve të pasdites. Ndërsa temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm gjatë mesditës duke bërë që maksimumet të ngjiten në qytetin e Manastirit deri në 39 gradë C. Kjo situatë termike vjen si pasojë e ri-fuqizimit të valëve të të nxehtit Afrikan në rajonin e Ballkanit duke diktuar temperatura të larta edhe në MV.

Europa

Europa Jugore dhe gadishulli Iberik; do të jenë nën dominimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë Afrikane duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta ku vlera ekstreme priten në Gadishullin Iberik, Italinë Jugore, Gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut ku pritet të thyhen edhe rekordet historike pasi maksimumi do të ngjitet deri në 45 gradë C. Ndërsa me vranësira të shpeshta dhe shira të dendur do të mbetet moti në: rajonin e Balltikut, Europen Lindore si edhe vendet e Europës Qendrore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME