Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTBayern Munchen interesohet për Thomas Strakoshën

Bayern Munchen interesohet për Thomas Strakoshën

Thomas Strakosha është shënjestruar nga Bayern Munchen.

Gjiganti gjerman po kërkon një portier rezervë të Manuel Neuer dhe i fundit që ka përfunduar në listë është portieri shqiptar, ka raportuar “Sky Sport” nga Gjermania

Neuer po rikthehet nga lëndimi dhe ai do të vazhdojë si portieri i parë i Bayernit.

Yann Sommer do të largohet nga “Allianz Arena”, me Interin që është favorit për të nënshkruar me të.

Kësisoj, “Bavarezët” po kërkojnë zëvendësuesin e 34-vjeçarit. Giorgi Mamardashvili është emri më i përmendur.

Megjithatë, kampionët gjermanë nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shumë para për një portier të dytë dhe tani po shqyrtojnë dy opsione tjera; Strakoshën dhe Dominik Kotarski i PAOK Salonika.

Për të dy thuhet se është diskutuar tashmë brenda klubit.

Si portieri shqiptar, ashtu edhe ai kroat, do t’i kushtonin më lirë Bayernit, krahasuar me Mamardashvilin e Valencias.

Strakosha e kaloi sezonin e kaluar në Brentford, ku pati vështirësi për kohën e lojës, duke u paraqitur vetëm dy herë.

28-vjeçari kishte bërë emër te Lazio para se të transferohej në klubin anglez.

Ai regjistroi 208 paraqitje për lacialët, ndërsa kishte mbajtur 62 portën e paprekur.

Strakosha numëron edhe 22 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë.

Bazuar në “Transfermarkt”, Strakosha në treg vlerësohet me 3.5 milionë euro.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME