Me debate ka nisur seanca e sotme plenare, e cila do të jetë e fundit për këtë sesion parlamentar. Shkak është bërë projektligji për kanabisin mjekësor. Opozita ka kundërshtuar diskutimet, ndërsa kërkon interpelancë me Ramën për inceneratorët.
Është miratuar ndryshimi për rendin e ditës, ku është futur projektligji për Akademinë e Shkencave. Ndryshimi i rendit të ditës u bë me 69 vota pro.
Ndërkohë ish-kryeministri, Sali Berisha ka shpalosur një banderole në Kuvend ku shkruhet ‘mafia e plehrave’.