Thursday, November 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETMrekullia/ Shqiptoni këtë fjali tri herë në ditë gjatë një muaji 

Mrekullia/ Shqiptoni këtë fjali tri herë në ditë gjatë një muaji 

“Kënaquni me jetën, pa marrë parasysh sa është e rëndë”

Psikologu i famshëm francez, Émile Coué, në spitalin në të cilin ka punuar në Paris, ka bërë eksperiment në pacientët e tij, duke ua përshkruar “terapinë” në përgjegjësinë vetjake që tri herë në ditë të shqiptojnë këtë fjali: “Çdo ditë po ndihem gjithnjë e më mirë”.

Psikologu u ka thënë pacientëve vetëm të mos përsërisin mekanikisht, por ta shqiptojnë në mënyrën sa më gazmore dhe sa më pozitive që të jetë e mundur.

Pas një muaji pacientët e këtij psikologu të famshëm janë bërë temë kryesore në spital, por edhe në gjithë Francën, transmeton Telegrafi.

Pacientët e sëmurë rëndë janë shëruar në afat prej një muaji, ndërsa disave madje nuk u është nevojitur as intervenimi kirurgjikal.

Në të vërtetë, me këtë metodë është konfirmuar teza e filozofit të madh antik grek, Paracelsus, nëpërmjet së cilës është konfirmuar që besimi vërtet bën mrekulli.

Shëndeti ynë është produkt i mendimeve tona dhe pashmangshëm është ekzistimi i lidhjes së drejtpërdrejtë midis gjendjes fizike dhe mendore te njerëzit.

Një ndër ligjet më të rëndësishme psikologjike thotë kështu: shfaqja verbale e dashurisë, empatisë dhe admirimit edhe më shumë u shton energji jetësore personave të cilëve u dedikohen.

Gjithashtu, fjalët e këqija dhe djallëzore në mënyrë drastike zvogëlojnë energjinë jetësore të personit të cilit i drejtohen.

Numri i përgjithshëm i sëmundjeve të cilat janë të lidhura me mendime të këqija vazhdon të rritet me shpejtësi të madhe.

Për t’i eliminuar me efikasitet nga vetja, duhet patjetër t’i përmbaheni një këshille të dijetarëve të lashtë: “Kënaquni me jetën, pa marrë parasysh sa është e rëndë”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME