Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTNjë “like” i Neymar në një koment për Mbappe, nxit polemika në...

Një “like” i Neymar në një koment për Mbappe, nxit polemika në rrjetet sociale

Ylli brazilian pëlqeu një postim në Instagram që fliste për kërkesa e futbollistit francez për të qëndruar në PSG. Ai po ashtu pëlqeu një koment kontraverz që ka ngritur debat në rrjetet sociale

Ajo çfarë konsiderohej një thashetheme sekrete, duket se po del të jetë reale për PSG.

Ideja që Kylian Mbappe nuk kishte marrëdhënie të mira me Lionel Messi dhe Neymar kishte lindur prej kohësh por kjo gjë gjithmonë konsiderohej thashetheme.

Edhe pse të tre bënin sikur në mes tyre nuk ka asgjë kur bënin fotografi së bashku, gjërat duket se kanë qenë ndryshe në prapaskenë.

Së pari Messi u largua për në Miami, kurse tani Neymar është në Arabi Saudite. E tërë kjo ka bërë që të dyshohet se të dy largimet lidhen me Mbappen.

Duket se braziliani pajtohet me këtë qëndrim pasi që ai ka “pëlqyer” një postim në Instagram që flet për kërkesat e futbollstit francez për të qëndruar në klub, në të cilat përfshihet edhe marrëdhëniet e tij me “mbretin”.

Një pëlqim dhe një koment kontraverz

“Polemika: Verën e kaluar, Kylian Mbappe ia kishte bërë të qartë PSG-së që nuk kishte vend për Neymar dhe atë në të njëjtën skuadër. Për koincidencë, në ditën kur Neymar praktikisht u zyrtarizua si blerje e Al-Hilal, Mbappe duket shumë i lumtur përsëri”, shkruan në këtë postim.

Neymar që atëherë ia bëri “like” këtij posti, i cili gjeneroi shumë komente e polemika në rrjetet sociale. Postimi lë të kuptohet që Mbappe, me refuzimin e tij për ta rinovuar kontratën, bëri që klubi të detyrohet ta shesë brazilianin.

Ish futbollisti i Barcelonës pritet që të zyrtarizohet si transfer në Al-Hilal, ku do të prezantohet brenda pak orëve. Kjo do të thotë fundi i marrëdhënieve të kësaj dyshe, që dukshëm nuk ishte kurrë marrëdhënie e fortë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME