Friday, December 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTë premten në 2 të natës i ka hipur avionit/ A është...

Të premten në 2 të natës i ka hipur avionit/ A është arratisur Vilma Nushi nga frika e prangave për Check-up?

Prangosja e 7 zyrtarëve të shëndetësisë dhe biznesmenit Ilir Rrapaj për pajisjet kirurgjikale, ka tmerruar Ilir Beqjen, duke e detyruar të struket te vila në fermën e tij “Albania Ionian Coast Olive Aicoo” në Finiq të Sarandës, ku ka vreshta, ullishte dhe një fabrikë prodhimi vere e vaji.

Por paniku ka kapur edhe oligarken Vilma Nushi; e cila sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, në orën 2 pas mesnatës së të premtes, i ka hipur çarterit e ka fluturuar në Turqi.

Vilma Nushi nuk ka lidhje me koncesionin e pajisjeve kirurgjikale, por bashkë me ish-ministrin Ilir Beqja, është në hetim dhe është marrë e pandehur për koncesionin e “Check-up”.

Sepse sipas KLSH dhe provave që ka gjetur SPAK në FSDKSH, ajo ka pëfituar mijëra Euro duke falsifikuar numrin e personave që gjoja kanë bërë kontroll mjekësor, madje ka futur në lista dhe të vdekur para shumë vitesh.

Më 2 gusht  2023, SPAK morri në pyetje 73 qytetarë nga Elbasani, të cilëve u figurojnë emrat në listat e bërjes së “Check-up” që ka dorëzuar Vilma Nushi në FSDKSH dhe Ministrinë e Shëndetësisë për pagesat, por realisht ata nuk e kanë bërë kontrollin mjekësor.

Pra, Vilma Nushi ka falsifikuar listat emërore dhe ka mashtruar duke përfituar padrejtësisht fondet e kontrollit mjekësor, siç veproi koncesionari Ilir Rrapaj, me falsifikimin e numrit të seteve kirurgjikale që dorëzonte në spitale dhe me çmimin e tyre.

Një nga provat e tjera që ka SPAK, është fakti se në në vitin 2015, Ilir Beqja ia dha koncesionin e “Check-up” 90 milionë Euro, ndërsa në vitin 2016, sëbashku ndryshuan kontratën dhe shtuan 40 milionë Euro, duke zgjeruar moshën e analizave nga 40-65 vjeç në 35-75 vjeç.

Po kështu, provë krimi financiar është shitja më 20 gusht 2019, e koncesionit të “Check-up” në vlerën 300 mijë Euro, te bashkëshorti anglez i mbesës së saj, kur pas 5 vitesh duhej shitur minimalisht 75 milionë Euro.

Gjersa SPAK thirri para dy javësh qytetarët nga Elbasani, la të kuptohet se hetimi për “Check-up” është në përfundim, ndërsa arrestimi i 7 zyrtarëve të Shëndetësisë e biznesmeni Ilir Rrapaj për aferën e pajisjeve kirurgjikale, ka shkaktuar panik tek Vilma Nushi.

Dikush brenda SPAK, ose ndoshta Babloku që ka informacionet për shkak të detyrës si kryeministër, do ta kenë paralajmëruar Vilm Nushin t’ia mbathë nga Shqipëria, duke zgjedhur Turqinë; e prej andej në Dubai, ku kanë shkuar shumë vartës, trafikantë, vrasës, ortakë, miq e  familjarë të Bablokut./Pamfleti 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME