Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPse u alarmua Ambasada Amerikane për vjedhjen e sistemit TIMS

Pse u alarmua Ambasada Amerikane për vjedhjen e sistemit TIMS

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për ndërhyrjet në sistemin TIMS të Policisë së Shtetit. Shqetësimin e ngritën fillimisht disa punonjës të policisë së shtetit dhe më pas vetë Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Gjatë një takimi me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, i ngarkuari me punë të ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDowell shprehu shqetësimin e SHBA-ve lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit. McDowell kërkoi hetim të shpejtë dhe të plotë, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre.

“Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri”, – u tha në njoftimin e Ambasadës Amerikane. Pas këtij shqetësimi të amerikanëve nisi menjëherë një hetim nga AMP që së fundmi ia kaloi çështjen prokurorisë. Ishin pikërisht shqetësimet e amerikanëve që bënë që çështja të merrej seriozisht.

Dyshimet janë se të dhënat e sistemit TIMS janë kopjuar në një hard disk të jashtëm dhe për këtë janë përdorur edhe persona të paautorizuar. Madje gazetarja Klodiana Lala shkoi edhe më tej duke u shprehur në një nga raportimet e saj në News 24 se pas këtij akti qëndron një grup i strukturuar kriminal.

“Në mesin e personave që iu janë cenuar të dhënat janë edhe shtetas amerikanë. Prokuroria nuk ka dhënë të dhëna në lidhje me zyrtarët apo personat që dyshohen të kenë ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin TIMS, gjithashtu nuk ka të qartë se përse këto të dhëna janë aksesuar në mënyrë të paligjshme dhe për çfarë do të përdoren.

Në Shqipëri janë nxjerrë të dhënat sensitive që kanë të bëjnë me qytetarët shqiptarë, fillimisht qeveria ngriti pretendimet se sistemet qeveritare ishin sulmuar nga hakera iranianë, Por rasti i fundit nuk ka të bëjë me hakërrim por me përfshirje direkte të zyrtarëve të Policisë së Shtetit, por edhe persona të tjerë të paautorizuar që kanë ndërhyrë në sistemin TIMS duke marrë prej andej të gjitha të dhënat.

Ky skandal është i përmasave të mëdha. Ka dyshime për një grup të struktruar kriminal dhe bashkëpunim të disa institucioneve për të ndërhyrë dhe për të pasur në duar të dhënat sensitive që kanë të bëjnë me hyrje daljet në territorin e republikës së Shqipërisë, por nga ana tjetër janë të gjitha të dhënat për personat që rezultojnë të kërkuar apo të shpallur në kërkim nga ana e policisë shqiptare dhe sigurisht dalja në publik e këtyre të dhënave do të dëmtonte çështje hetimore që kanë në duar Prokuroritë shqiptare, përfshirë SPAK”, – tha gazetarja Klodiana Lala. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME