Tuesday, May 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBMW fluturoi në digën e Liqenit Artificial, ja kush është shoferi, u...

BMW fluturoi në digën e Liqenit Artificial, ja kush është shoferi, u arrestua nga policia

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Eldi Allushi, i cili mëngjesin e sotëm shkaktoi aksidentin te diga e Liqenit Artificial.

26-vjeçari që në orët e para të mëngjesit, doli nga rruga me një makinë luksoze dhe u përplas tek bordurat mbrojtëse të liqenit.

I riu nga Durrësi, me shpejtësi skëterrë është ngjitur sipër kodrës e më pas ka përplasur mjetin “BMW” me bordurën e digës së Liqenit Artificial të Tiranës. 

Pas përplasjes, u largua nga vendi i ngjarjes, duke marrë me vete edhe targën. 

Njoftimi nga policia

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit BMW X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial. Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME