Edhe pse e dëmtuar, Luiza Gega shënon sukses. Ajo është kualifikuar në finalen e Botërorit të Atletikës pasi 34-vjeçarja u rendit e treta në baterinë e saj.
Në kualifikueset e mbrëmjes së sotme ajo mori pjesë e dëmtuar, por paçka kësaj kryesoi për një kohë te gjatë pavarësisht se në fund e mbylli e treta, duke regjistruar kohën 9 minuta, 17 sekonda dhe 71 të qintat.
Gega do përqendrohet në finalen e 27 gushtit të Botërorit që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë. Ajo është kampionia e Europës në fuqi në garën e 3000 metrave me pengesa, ndërsa në Botërorin e fundit u rendit e pesta.