Mbrojtësi i kombëtares së Panamasë Gilberto Hernandez u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i vrarë në qytetin e Colon, në bregun e karaibean të vendit. Lajmin e ka bërë të ditur policia e cila ka arrestuar një të dyshuar. Futbollisti 26-vjeçar është bërë shoshë me plumba të dielën, nga persona të paidentifikuar që e qëlluan nga një makinë, tha policia.
Disa persona të tjerë mbetën të plagosur në këtë ngjarje të rëndë. Colon është një qytet ku janë të shpeshta larjet e hesapeve mes trafikantëve të drogës. Gilberto Hernandez luante për Club Atletico Independiente, me të cilin kishte fituar dy kampionate kombëtare. Ai ishte thirrur dy herë nga trajneri i Panamasë, spanjollo-danezi Thomas Christensen, në veçanti kundër Argjentinës.
Policia “arrestoi një individ” të dyshuar si të përfshirë në vrasje, tha zëvendëskomisioneri Hermogenes Argùelles. Shefi i policisë në rajonin e Colon, megjithatë, nuk dha detaje të mëtejshme mbi ngjarjen e rëndë.