Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh ndaj Polonisë.
Jasir Asani ka kaluar në avantazh kuqezinjtë, në ndeshjen që po luhet në “Air Albania”.
Ai shënoi një eurogol nga distanca, goditje që la të pashpresë Szczesnyn në hedhjen e tij.
Kujtojmë se, Kiwior kaloi në avantazh Poloninë pas një krosimi nga e majta e sulmit, me lojtarin që ishte pozicion jashtë loje.
Arbitri spanjoll në fillim e akordoi golin si të rregullt, ndërsa ishte VAR që i erdhi në ndihmë kuqezinjve, me kontrollin e teknologjisë që e cilësoi si pozicion jashtë loje