Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDetaje dhe vidio/ Çfarë thanë shqiptari dhe greku para vrasjes në Pire

Detaje dhe vidio/ Çfarë thanë shqiptari dhe greku para vrasjes në Pire

Vetëm 9 sekonda, i mjaftuan një 68-vjeçari grek për t’i marrë jetën një 39-vjeçari shqiptar, roje parkingu në Pire, baba i 3 fëmijëve. Briken Limka, me origjinë nga Korça kishte pasur një debat me autorin, i cili sipas dëshmitarëve okularë grindej çdo ditë me jo vetëm me viktimën, por edhe me fqinjët e tjerë.

Pas sherrit, autori shkoi në banesë dhe mori armën e gjahut. Sapo ka parë shqiptarin e ka qëlluar në fytyrë. Viktima ka mundur të bërtasë: “Vrapo Kosta!” duke iu drejtuar kolegut të tij, por ka marrë vetë plumbin. Menjëherë është rrëzuar në tokë, por autori nuk e ka lënë me kaq.

Ai është afruar dhe e ka qëlluar edhe një herë në kokë. “Mbarova punë me ty tani”– thuhet se ka bërtitur autori duke treguar se sa i vendosur ishte për të vrarë. Më pas 68-vjeçari u nis menjëherë për në shtëpinë e tij. Sipas një gruaje që ndodhej në mesditë në vendin e ngjarjes, autori nuk kishte as makinë, por shfaqte shpesh sjellje obsesive dhe kishte një mosdashje të madhe për parkingjet.

“Ata patën një debat. Ai u ngjit në shtëpinë e tij dhe mori pushkën. Kur u largua tha “tani mbarova me ty” dhe më pas u largua. Priti me këmishën hapur që ta arrestonin. Ai ishte një njeri i çuditshëm. Dy vjet më parë ai pati një aksident me makinë. Nuk kishte makinë, por nuk i pëlqenin parkingjet. I konsideronte të paligjshme”, – shpjegon gruaja.

Një tjetër grua që njihte autorin e moshuar e konsideron si një person që shpesh shkaktonte probleme dhe debatonte me fqinjët për arsye të parëndësishme. Gruaja e cila prej vitesh jeton në këtë zonë rrëfen ngjarjen.

Pamjet që vijojnë janë brutale dhe kapin kornizë për kornizë momentin kur i moshuari ngre pushkën, merr shenjën, qëllon me gjakftohtësi dhe vret fatkeqin, i cili ishte gjithashtu baba i tre fëmijëve. Më pas, pasi viktima është shtrirë në tokë i mbuluar me gjak, ai e tërheq përsëri këmbëzën. Menjëherë pas kësaj ai largohet i pashqetësuar, ndërsa një kalimtar i rastit nxiton për të ndihmuar.

“Rreth orës 1 e çerek dëgjojmë të shtëna. Zhurma ishte shumë e fortë. Dëgjoj zëra. Pashë fqinjin. Ai hapi zjarr mbi djaloshin dhe iu kthye përsëri. E mbushi dhe i dha edhe një goditje tjetër”, – përshkruan gruaja ngjarjen tragjike. Ajo shpjegoi se autori “ka 16 vite që lufton me të gjithë, duke u krijuar probleme të gjithëve. Ai nuk është i çmendur. Ai është i keq. I thanë se parkingu është privat, por ai nuk kuptonte”.

Nga informacionet thuhej se viktima dhe sulmuesi njiheshin me njëri-tjetrin dhe dyshohet se kanë pasur mosmarrëveshje të shpeshta pasi sipas banorëve të zonës, autori ishte i shqetësuar nga funksionimi i biznesit në lagje. Madje, dëshmitarët thonë se 68-vjeçari shpesh krijonte probleme edhe në dyqane të tjera të zonës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME