Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË"A do keni bashkëpunim me Bashën"/ Meta: Të gjejë veten në raport...

“A do keni bashkëpunim me Bashën”/ Meta: Të gjejë veten në raport me Ramën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për media është pyetur se nëse do të kishte një bashkëpunim mes tij dhe Lulzim Bashës.

Meta u shpreh se fillimisht Lulzim Basha do duhet të gjejë vetën në raport me kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.

“Cilido që bashkëpunon me qeverinë për t’i shërbyer asaj si një zgjatim i saj në kampin opozitar dhe për të bërë opozitën e opzoitës së vërtetë ka bërë zgjedhjen e tij.”“Besoj se kriter për bashkëpunim brenda të gjithë opozitës për një opozitë gjithëpërfshirëse përballë një regjimi që investimin më të madhe ka bërë në përçarjen e opozitës dhe përpjekjen për ta paralizuar atë, pa asnjë diskutim që këtë e ka secili vetë në dorë duke gjetur veten në raport me Ramën dhe qeverinë e tij.

Kështu që cilido që bashkëpunon në çdolloj forme dhe mënyre me qeverinë për t’i shërbyer asaj si një zgjatim i saj në kampin opozitar dhe për të bërë opozitën e opzoitës së vërtetë ka bërë zgjedhjen e tij. Secili e ka patur mundësinë për të treguar nëse është në opozitë me këtë regjim apo është në nivelin e tij.”, tha kreu i Partisë së Lirisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME