Fier – Dita e 7- te e betejes me flaket ne masivin pyjor te Pishe- Poro Darezeze qe mendohej te se do shenonte neutralizimin e plote te zjarrit, duket me kaotikja.
Edhe pas nderhyrjes nga ajri te dy avioneve Kanader, vatra te shumta jane riaktivizuar duke dal here pas here jashte kontrollit.
Si te mos mjaftonte zjarri ne kete zone, tre vatra te reja ne Radostine- Vadhize, Kallm dhe Sheq i Madh ne Fier jane aktivizuar duke vene ne alert zjarrfikesit.
Në Vadhizë u dogjën kodra me ullinjë 40 vjeçarë, u rrezikua nje fermë me 200 krerë lopë. Në Sheq u rrezikuan disa sera, në Kallëm mori flakë një pus gazi që ishte në pronësi të një kompanie private
Nderkohe zjarri ka perfshire dhe pyllin me pisha te buta , teksa pas inspektimit teknik do te rifilloje serish nderhyrja nga ajri.
Dita e sotme ka alarmuar edhe banoret e zones te cilet kane filluar korrjen e te mbjellave , kryesisht me miser pasi u tremben flakeve. Ne terren pritet te zbrese dhe Ministri i Mbrojtjes , Niko Peleshi.