Saturday, December 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIFirma "Shpata" grumbullon vaj ulliri për export në Itali (vidio)

Firma “Shpata” grumbullon vaj ulliri për export në Itali (vidio)

Patos – Fermerët e zonës së “Mallakastërs së butë” superprodhimin e vajit të ullirit të një viti më parë e exportuan nëpërmjet pikës grumbullimit në Dukas të Patosit e cila vetëm në muajin shtator exportoi sasinë e 50 ton vaj ulliri drejt tregjeve italiane.

Fermerlt e fshatrave Kuqar, Ruzhdie, Margëllirç, Vlosh, Ofiçinë, Visokë etj sasinë e vajit të ullirit të një viti më parë e shitën me çmimin e 5500 lekë të vjetra kilogrami.

Ata pohuan se kishin pasur super prodhim,treg nga ana e qeverisë nuk kishin për shitje, çmimet e peticideve të larta, subvencione nuk kan pasur dhe duke parë që kompani të huaja italiane e greke interesohehsin për grumbullimin e vajit të ullirit e shitën tek ata nëpërmjet grumbullesve shqiptarë.

Nga ana tjetër grumbulluesi Taulant Shpata ka pohuar se ka qënë një bashkëpinim i mirë me firmën italiane si dhe çertifikimi i marr në Ministri të Bujqësisë duke exportuar vajin e një cilësie të lart në bazë dhe të analizave të kryera.

Sipas fermerëve vaji i vitit të kaluar u shit edhe për faktin se tashmë po afron edhe sezoni i vjeljes së prodhimit të vajit të ri të ullirit, por për këtë vit nuk pritet rendiment i lart sikundër vendet fqinje Greqi, Itali, Spanjë që njihen si vende rekord të prodhimit të ullirit e të vajit ullirit kanë pësuar dëme të mëdha nga zjarret e verës kan hedhur sytë nga Shqipëria për të siguruar rezerva të këtij prodhimi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME