Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNdalohen bab e bir, shisnin tollombace me azot pranë shkollave

Ndalohen bab e bir, shisnin tollombace me azot pranë shkollave

Fier – Vijon megaoperacioni policor antidrogë  i koduar “Tempulli”, si dhe zbatimi i masave të parashikuara në Paketën për Sigurinë në shkolla.
Goditet një tjetër rast i shitjes në afërsi të shkollave, i lëndëve të dëmshme për shëndetin e nxënësve.

Reklamonin lojëra me kompjuterë, për fëmijë dhe adoleshentë, në katin e parë të një lokali të cilin e kishin përshtatur për përdorim droge dhe për shitjen e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin (tollumbace me Azot), vihen në pranga 3 shtetas dhe bllokohet ambienti i përshtatur për këto veprimtari kriminale.

Si pasojë e konsumimit të tollumbaceve me Azot, një 15-vjeçar ka shkuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sekuestrohen një bombul me 50 litra azot, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një mjet grirës për të, 250 tollumbace që shërbenin për t’i mbushur me Azot dhe sende të tjera të kundërligjshme.

84 ditë më parë, Policia e Fierit vuri në pranga 2 shtetas që shitnin lëndë narkotike, në afërsi të shkollave.

Në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, në vijim të zbatimit të masave të Paketës për Sigurinë në shkolla, si dhe bazuar në inteligjencën policore të siguruar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme është goditur një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave, si dhe shitjes së lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin e adoleshentëve.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. X., 60 vjeç dhe R. X., 27 vjeç, babë e bir, dhe shtetasi E. L., 24 vjeç, banues në Fier.

Shtetasi R. X. kishte përshtatur katin e parë të lokalit për përdorim droge, dhe në bashkëpunim me shtetasit G. X dhe E. L., iu shitnin adoleshentëve (nxënësve të shkollave 9-vjeçare), lëndë të rrezikshme për shëndetin (tollumbace me gaz Azot), dhe si pasojë e konsumimit të tyre, një 15-vjeçar ka shkuar në spitalin rajonal të Fierit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ky ambient i cili u bllokua nga Policia, reklamohej nga të arrestuarit, si vend ku fëmijët/adoleshentët luanin lojëra me kompjuterë.

Gjatë kontrolleve, këta 3 shtetas u kapën duke konsumuar lëndë narkotike cannabis sativa, në prezencë të klientëve të tjerë, në dhoma të përshtatura për këtë qëllim, në katin e parë të lokalitl.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bombul me 50 litra azot, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një mjet grirës për të, 250 tollumbace që shërbenin për t’i mbushur me Azot, 4 celularë, një pajisje elektronike për mbushjen e tollumbaceve me gaz dhe një pajisje për konsumimin e lëndës narkotike në formë tymi.

Këta shtetas dyshohet se prej disa muajsh, iu kanë shitur adoleshentëve, tollumbace me lëndë të rrezikshme për shëndetin e tyre (Azot), kundrejt vlerës 350 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME