Fier – 70 gra të një fasonerie dy muaj pa rroga, protestë para prokurorisë së rrethit për vonesë hetimesh
70 gra e vajza , punetore te fabrikes “ Ozgun Kan Albania” kane protestuar kete te shtune para Prokurorise Fier , per dhenien fund zvarritjes se shqyrtimit te kalkezimit penal ndaj kesaj kompanie , e cila ne menyre abuzive nuk ka paguar pagat per nje periudhe prej dy muaj e 10 dite. Ato pohojne te indinjuara se kallezimi ka me shume se dy muaj qe fle ne zyrat e prokurorise dhe asgje nuk eshte bere deri me sot per ti dhene fund hetimit gjyqesor. Ne punuam pa nenshkruar kurre nje kontrate thone ato dhe zbatuam cdo kerkese qe merrnim nga menaxheret e fabrikes por po jetojme ne ne limitet e mbijeteses.
Ndersa perfaqeuesit e “ Koalicionit per pune te denje” ne mbeshtetje te kauzes se ketyre punetoreve , ne kuader edhe te Dites se Ndergjegjesimit per Punetoret e Fasonerise , jane shprehur se qeveria shqiptare duhet te luftoje realisht padrejtesite , indiferencen dhe shfrytezimin e punetoreve shqiptare duke listuar njeherazi edhe disa kritere te cilat duhen respektuar ne favor te punonjeseve te fasonerise.
Protestueset kane pohuar njezeri se nuk do ti ndalin protestat deri ne zgjidhjen e problemit te tyre.