POLITIKË

Rama dënon sulmin terrorist të Hamasit: Mendimet tona janë me izraelin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar sulmin e Hamasit kundër Izraelit, sulm i cili u regjistrua mëngjesin e kësaj të shtune. Shefi i qeverisë shqiptare thotë se Shqipëria e dënon me forcë një akt të tillë.

“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Rama.

Qëndrimi i kryeministrit shqiptar kundër këtij sulmi është shumë më i ashpër sesa reagimi i tij i parë kundër sulmit terrorist të serbëve në Banjskë të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button