Dhjetëra shqiptarë të Maqedonisë së Veriut i janë drejtuar, këtë të enjte, Tiranës me mjete private për të ndjekur në stadium dhe ekranet gjigante në sheshet e kryeqytetit, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro2024, Shqipëri-Çeki.
Në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, ka pasur radhë të ajgëë makinash në hyrje të Shqipërisë.
Për këtë sfidë, do të mungojnë organizimet masive nga grupimi i tifozëve “Ballistët” për shkak të një mosmarrëveshje me FSHF-në. Mbështetësit e kombëtares janë duke ardhur privatisht nga Tetova, Kërçova, Struga dhe qytete të tjera me shumicë shqiptare