Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTZbulohet shuma që do të përfitojë Shqipëria nëse kualifikohet për në “Gjermani...

Zbulohet shuma që do të përfitojë Shqipëria nëse kualifikohet për në “Gjermani 2024”

Kualifikimi i mundshëm i Kombëtares sonë në “Euro 2024” nëse do të arrihet, do të shënojë një sukses të jashtëzakonshëm. Jo vetëm nga ana sportive, por edhe nga ana financiare. Federata Shqiptare e Futbollit mund të arkëtojë të paktën 9.25 milionë euro.

Kjo shifër është minimalja dhe e njëjtë për 24 kombëtaret që do të marrin pjesë në grupe. Më tej përfitimet nuk ndalen me kaq, pasi për çdo fitore në grup, UEFA ka vendosur një bonus prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa barazimi vlen 750 mijë euro.

Çdo kombëtare që do të kalojë grupet do t’i sjellë federatës përkatëse 2 milionë euro të ardhura. Ndërkohë 3.25 milionë të tjera do të përfitohen nëse arrin në çerekfinale.

Gjysmëfinalja vlen 5 milionë euro. Sa u përket dy ekipeve që shkojnë në finale, humbësi do të marrë 7 milionë euro, ndërkaq kombëtarja që fiton Europianin “Gjermani 2024” do të përfitojë 10 milionë euro.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME