Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa 3 pyetjet që shtron Arben Ahmetaj

Ja 3 pyetjet që shtron Arben Ahmetaj

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë sot reagimin e tretë lidhur me akuzën për çështjen e privatizimit të ish fabrikës së bukës. Në reagimin e gjatë të Ahmetajt spikasin veçanërisht tre elementë. Së pari ai lë të nënkuptohet se Bashkia Tiranë e drejtuar nga Erion Veliaj ka dhënë lejë ndërtimi në vitin 2018 ndërkohë që ka pasur vendim të Gjykatës së Apelit në vitin 2017.

“Si ka mundësi që është dhënë leje ndërtimi në gusht të 2018, ndërkohë që Vendimi i Gjykatës së Apelit ka dalë në Nëntor të 2017. Vendimi i Gjykatës është ligj për të gjithë dhe i zbatueshëm në vetvete. E vetmja që s’ka marrë asnjë vendim apo veprim në kundërshtim me Vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit është Ministria e Ekonomisë drejtuar nga unë në atë periudhë”, shkruan Ahmetaj duke ngritur dyshime se Erion Veliaj ka shkelur ligjin.

Element tjetër që Ahmetaj e thekson është fakti që lajmet nga SPAK përpara se të zyrtarizohen nga vetë organi i akuzës, publikohen në mediat e financuara me paratë e aferës së inceneratorëve.

“Si ka mundësi që ekskluzivitetin e lajmeve të SPAK në lidhje me dosjet Ahmetaj e marrin mediat e financuara nga inceneratorët përpara se ato të ndjekin rrugën ligjore? Në cilin vend të botës, detajet e dosjes hetimore, e jo më pastaj dosjet e plota si në rastin tim dalin, në media?”, pyet Ahmetaj duke lënë të nëkuptohet se afër kujt janë pale janë sot mediat e financuara nga inceneratorët. Për këto të fundit janë publikuar një serë dokumentesh që dëshmojnë pagesat e rregullta nga bosët e biznesit kriminal të plehrave.

Ish numri dy i qeverisë së Ramës nuk lë pa përmendur një detaj tjetër, i cili u zbulua disa ditë më parë nga kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë një takimi informal me gazetarë. Dumani iu ka thënë gazetarëve “off record” se për dosjen e Arben Ahmetajt do të ketë surpriza.

“Si ka mundësi që institucioni i akuzës, SPAK, shprehet në media për supriza hetimore apo habi në lidhje vetëm me dosjet Ahmetaj? Mos vallë ky institucion është kontaminuar në damarët e vet nga strategjia e ”Deles së zezë”? Mos vallë ka tendencë apo urrejtje të pajustifikuar personale? Apo kjo është çështje karriere dhe përmbushje statistikash pa cilësi?!”, pyet Arben Ahmetaj.

Prej korrikut të këtij viti ish-zv.kryeministri është shpallur në kërkim nga SPAK për 3 akuza. Ndërkohë ditët e fundit në media është bërë publike edhe një hetim tjetër ndaj tij për cështjen e privatizimit të fabrikës së bukës në Tiranë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME