Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMediat polake/ Legjenda Boniek: Respekt për kombëtaren.

Mediat polake/ Legjenda Boniek: Respekt për kombëtaren.

Fitorja 3-0 e Shqipërisë ndaj Çekisë ka lënë pa fjalë edhe spordashësit, legjendat dhe ekspertët e futbollit në Poloni Sipas tyre, kuqezinjtë po bëjnë në grup atë që pritej nga Polonia dhe me fitoren bindëse ndaj çekëve Shqipëria shikohet si një eksperte për të dhënë goditje shokuese në grup.

“Sport.pl” i ka dedikuar një shkrim suksesit të skuadrës së Silvinjos, duke mbledhur vlerësimet dhe reagimet e disa gazetarëve dhe komentarorëve të mediave polake, si dhe postimin e legjendës së futbollit polak dhe botëror, Zibi Bonjek.

Shkrimi i medias polake:

“Shqipëria po bën në grup atë që duhej të bënte kombëtarja e Polonisë” – kështu komentoi Jakub Severin ecurinë e kombëtares shqiptare. Rivalët tanë të grupit mundën 3-0 çekët dhe me shumë gjasa do të kalojnë në “Euro 2024”. Rezultati që erdhi nga Tirana është një lajm i mirë edhe për kombëtaren polake. Kjo ju lejon të ëndërroni realisht për kualifikimin drejtpërdrejtë. –“Një mbrëmje ëndrrash”, përmbledhin ekspertët.

Kombëtarja polake mposhti Ishujt Faroe 2-0 në Torshavn. Në të njëjtën kohë, rivalët tanë të grupit po luanin ndeshjen e tyre. Shqipëria priti skuadrën çeke në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Lojtarët e Silvinjos nuk lanë asnjë dyshim. Ata fituan me siguri 3-0. Gazetarët dhe ekspertët dalëngadalë po i urojnë për promovimin e tyre. Ata gjithashtu theksojnë se skuadra e Mihal Probierz (Polonia) do të përfitojë nga kjo.

Shqipëria magjepsi ekspertët dhe ndihmoi Poloninë. “Respekti duhet”

“Shqipëria po bën në këtë grup atë që duhej të bënte kombëtarja e Polonisë. Respekti është i merituar” ka shkruar Jakub Severin nga “Sport.pl”

“Do të jetë një mbrëmje ëndrrash. Një lajm i bukur vjen nga Tirana”, ka bërë të ditur Zbigniev Boniek gjatë ndeshjes.

“Jasir Asan- askush nuk e njeh djalin, askush nuk e analizon, askush nuk i shikon ndeshjet e Guangju, askush nuk e di se çfarë të presë, kështu që ai del për këto kualifikuese dhe shënon gol pas gol nga distanca- bëmat e golashënuesit për Shqipërinë”. Kështu ka komentuar komentatori i “CANAL + Sport”,Tomaz Cviąkala.

Shqipëria vuri në dukje dobësitë e Çekisë. “Çekët sikur po luanin pa mëngjes”

“Çekët luajtën në ndeshjen kundër Shqipërisë si në foton më poshtë. Me një fjalë – dramë. Aq shumë përmbysje, pasime drejt e në këmbët e kundërshtarëve (dhe pastaj kundërsulmojnë një mijë herë të tjera). Çekët sikur luanin pa ngrënë as mëngjes. Tomas Holes ishte i 12-ti për Shqipërinë. Duket keq”, komentoi Grzegorz Rudinek nga “Przegląd Sportowy”.

“Shqipëria është më mirë se Polonia dhe Çekia në përballjet direkte. Epo, ne mund t’ju përgëzojmë për kualifikimin tuaj në Euro”, ka shkruar Rafal Smolinski nga portali “WP Sportowe Fakty”.

“Shqipëria na dha gëzimin më të madh këtë mbrëmje. Më e rëndësishmja është se nëse fitojmë ndaj Moldavisë dhe ndeshjen e fundit kundër Çekisë për të siguruar kualifikimin direkt. Këtë e ka dashur më shumë trajneri Probierz”, ka shkruar Jakub Klizejko nga “TVP Sport”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME