Fier – Një shtetas punonjës i kompanisë Albpetrol është dërguar në prokurorinë e rrethit Fier pas veprimeve të kryera prej policisë dhe Agjensisë së Ruajtjes Mjedisit teksa vertetuan se mbetje të naftës bruto u shkarkuan nga depozita nafte dhe ndotën prroin e Zharrzës pasditen e së mërkurës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, për shtetasin D. K., 55 vjeç, banues në Patos, me detyrë përgjegjës në Stacionin e Grumbullimit të Naftës, Zharrëz, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier-Vlorë-Gjirokastër, është konstatuar se në një kanal në fshatin Zharrëz, derdheshin mbetje të hidrokarbureve, për llogari të subjektit ku 55-vjeçari është përgjegjës.