Monday, March 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESaarbrǔcken i jep leksione futbolli Bajernit

Saarbrǔcken i jep leksione futbolli Bajernit

Nga Arbër Emiri – Bajern merr leksione futbolli nga Saarbrǔcken dhe i thote lamtumire Kupes se Gjermanise!

Pordhet e medha grisin breket e reja! Kjo shprehje e urte popullore duket se i shkon per shtat skuadres se Bajernit dhe trajnierit Tuchel qe kete rradhe i kishte bere llogarite gabim ne fushen e skuadres modeste te Saarbrũckenit me nje formacion mix.

Ne nje ndeshje te luftuar fort bavarezet edhe pse kaluan ne avantazh me ane te veteranit Mǔller u ndeshkuan ne extremet e te dy pjeseve dhe per rrjedhoje kokeulur i thane lamtumire Kupes se Gjermanise.

U mendua nga stafi per futjen ne loje edhe te anglezit Hary Kane por ai per me shume se 15 minuta u be deshmitar nga jashte duke kryer nxehmje i humbjes me te dhimbshme qe bavarezet kane pesuar gjate gjithe historise se tyre.

Nenvletesim apo kundershtari vuri zemren ne fushe? Sot une dua te pergezoj dy futbollistet Tim Schreiber qe me pritjet e tij u be hero per skuadren e tij dhe beratasin Tim Civeja qe dha asistin e golit te dyte te shenuar nga Gaus ne minuten e 6 shtese.

Kjo fitore e skuadres modeste te kategorise se trete gjermane ,perballe milioniereve te Bajernit,tregoj ate se ne nje dyluftim sportiv fiton gjithmone ai qe ve zemren ne fushe.Ndjesa e kapitenit Mũller ndaj tifozeve besnike qe kishin udhetuar per ta mbeshtetur skuadren nga gardhi i stadiumit nuk vlen perpara ketij eliminimi sa te turpshem aq edhe fatal per objektivat qe skuadra bavareze ka per vazhdimesine.

Urimet me te mira shkojne per Saarbrũkcen kesaj rradhe qe u dha nje leksion te bukur miqve qe i kishin bere llogarite gabim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME