Real Madridi bën detyrën në ndeshjen e javës së 13-të ndaj Valencias, duke marrë një sukses të thjeshtë 5-1. Ishte një ndeshje e dominuar nga skuadra e Ancelottit, që e zgjidhi që në 45 minutat e para.
Carvajal realizoi që në minutën e 3-të, ndërkohë që Vinicius Junior dyfishoi shifrat në minutën e 42-të. Në fillimin e pjesës së dytë braziliani shënoi sërish, ndërkohë që Rodrygo pak sekonda më pas shënoi të katërtin.
Ky i fundit do të kompletonte dopietën personale në minutën e 84-t, ndërkohë që Duro realizoi golin e nderit. Reali me këtë fitore shkon në kuotën e 32 pikëve, dy më pak se Girona kryesuese.