Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTentoi të trafikonte municione luftarake nga vendi jonë, arrestohet 54-vjeçari në Kakavijë

Tentoi të trafikonte municione luftarake nga vendi jonë, arrestohet 54-vjeçari në Kakavijë

Nga raportimet e policisë bëhet me dije se është ndaluar shtetasi N.S., 54 vjeç, në pikën kufitare të Kakavijës. Ky shtetas ka tentuar të trafikojë nga vendi ynë, municione luftarake. Në çantën e tij, shtetasit i’u gjetën 50 fishekë luftarak dhe një krehër pistolete. Këto sende i kishte fshehur në çantë dhe tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, në kundërshtim me ligjin.

54-vjeçari, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, është arrestuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

PKK Kakavije/Kontrolle intensive në hyrje/dalje, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat lëvizin, për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi.

Goditet një rast i tentativës për të trafikuar nga vendi ynë, municion luftarak.

Sekuestrohen fishekë dhe krehër pistolete.

Arrestohet 54-vjeçari që i kishte fshehur sendet e kundërligjshme, në çantë.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, krahas punës së tyre të përditshme për ofrimin e një shërbimi të shpejtë dhe me etikë, qytetarëve në hyrje/dalje, është konstatuar një rast i tentativës për të trafikuar nga vendi ynë, municion luftarak.

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua në vijë të dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasi N. S. Nga kontrollet, në çantën e këtij shtetasi u gjetën 50 fishekë luftarak dhe një krehër pistolete, të cilët tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, në kundërshtim me ligjin.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi N. S., 54 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME