Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTGuardiola i jep duart Kalvin Phillips: “Shes këdo dëshiron të largohet”

Guardiola i jep duart Kalvin Phillips: “Shes këdo dëshiron të largohet”

Juventus duket se po afrohet më shumë për të sjellë Kalvin Phillips në Torino që në janar. Giuntoli dhe drejtori sportiv Manna takuan menaxherin e mesfushorit të Manchester City gjatë udhëtimit të tyre në Londër. Anglezi ka dhënë miratimin e tij për transferimin në Itali edhe për vetëm gjashtë muaj. E klubi kampion i Europës, pronar i kartonit, ka hapur mundësinë e huazimit të lojtarit. Një konfirmim i mëtejshëm erdhi edhe nga fjalët e teknikut Pep Guardiola, në konferencë për shtyp, në lidhje me transferimin e 28 vjeçarit.

“Unë do të shes të gjithë ata lojtarë që duan të largohen – tha katalanasi në prag të ndeshjes kundër Chelsea -. E madje do ta bëja edhe te Manchester United nëse klubet dhe lojtari do të ishin të lumtur. Dikush do të shkojë dhe dikush do të arrijë në vendin e tyre. Vetëm klubet e vogla i frikësohen këtyre lëvizjeve”.

Lexo më tej: Phillips mesfushori i ri i Juventus: City aprovon huazimin për në janar

Me pak fjalë, janë të gjitha bazat për arritjen e marrëveshjes. Pengesa e mbetur është ajo e pagës, duke qenë se Kalvin Phillips fiton rreth 5 milionë euro neto në vit. Një shifër që nuk është e ekzagjeruar, por që edhe e ndarë përgjysmë, rëndon kostot e menaxhimit të një shoqërie që synon të sistemojë llogaritë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME