Në ndeshjen e fundit të javës së 12 të Serie A, Inter mposhti 2-0 Frosinone, duke rifituar vendin e parë. Zikaltrit tashmë, kur kampionati të rifillojë pas pauzës ndërkombëtare, do të përballet me Juventus në ndeshjen e madhe të titullit, me dy pikë epërsi.
Frosinone u mundua, luajti mirë dhe Inter pati nevojë për magjinë autentike nga Dimarco. Një parabolë me të majtën nga 56 metra distancë në minutën e 43′, mposhti portierin kundërshtar.
Skuadra e Inzaghi shkoi në pushim në avantazh, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë dyfishoi. Thuram u rrëzua në zonë nga Monterisi për një penallti që Calhanoglu nuk mund ta humbiste, duke spostuar Turati. Frosinone e shqiptarëve Çuni e Ibrahimovic nuk arriti të futej në lojë. Cheddira u ndal nga shtylla (57′), ndërsa Sommer ndaloi tentativat e Marchizza dhe Ibrahimovic.