Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur sot në ambientet e SPAK në zbatim të masës së paraqitjes.
Beqajt i është caktuar nga GJKKO masa e detyrimit të paraqitjes dhe ndalim dalje jashtë vendit pasi ai po hetohet lidhur me disa çështje.
Kjo nuk është hera e parë që Beqaj paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, teksa ai ka qëndruar me orë të tëra në ambientet e SPAK duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve.
Pas daljes pas pak minutash Beqaj ka thënë për gazetarët se çdo ditë të premte dihet që ai paraqitet pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
“Dihet që çdo të premte unë jam këtu”, u shpreh Beqaj.