Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPropozim për ligj/ Kafshët, qentë, macet me çip të unifikuar me vendet...

Propozim për ligj/ Kafshët, qentë, macet me çip të unifikuar me vendet e BE-së.

Nga Ervin Resuli – Urdhri i Mjekut Veterinar është angazhuar në ndryshimet ligjore që ka propozuar Ministria e Bujqësisë. Në këto ndryshime, Urdhri eshtë përpjekurur të jetë sa më specifik në tematikat që prek ku, në thelb, ligji nr. 10 465 në nenet specifike rregullon disa shërbime dhe marrëdhënie, të gjitha në dobi të shëndetit publik dhe rritjes profesionale. Po, kush janë këto ndryshime ligjore?

1. Nxisim rregullimin e identifikimit të qenve, maceve dhe kafshëve të shoqërisë, sipas direktivave të BE-së. Ajo që sot flitet më shumti në qarqet veterinare europiane është unifikimi i pasaportës dhe çipit, duke shmangur abuzimet me kafshët e shoqërimit. Kjo gjithashtu ndihmon në parandalimin e braktisjes, tregtisë së paligjshme dhe mbushjen abuzive të pasaportave dhe vendosjen e çipave nga persona jo-profesionistë, duke mos patur një regjister kombëtar për këto kafshë. Ky proces shmang një fatkeqësi kombëtare dhe një minë me sahat që çdo familje e mban në shtëpi te kafshët e tyre, siç është semundja e tërbimit, e cila duhet të jetë vaksin e detyruar për shëndetin e popullatës.

2. Urdhri propozon rritjen dhe mbështetjen për veterinerët shtetërorë, të cilët duhet të rrisin kapacitetet e njohurive veterinare dhe të jenë profesionistë të përditësuar me zhvillimet e fundit të mjekësisë veterinare. Por, ky ndryshim ligjor u jep mundësinë veterinerëve shtetërorë të shmangin detyrimin financiar që buron nga mbledhja e krediteve, duke lënë këto para në xhepin e veterinerëve. Kjo nuk ka qenë vetëm një dëshirë e Urdhrit Veterinar, por një rekomandim i tre viteve të fundit në raportin vjetor që sjell KE për Shqipërinë, ku çdo vit lihet detyrë për rritjen e kapaciteteve dhe njohurive në fushën e mjekësisë veterinare.

3. Rregullimi i padrejtësisë ligjore që bëhet me ata të cilët quhen “Menaxher Veterinar”, të cilët mbarojnë ciklin dyvjeçar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare apo filiale dhe nuk përshkruhen dhe përmenden në asnjë proces të ligjit 10465. Sipas ekspertëve dhe profesorëve të cilët kanë analizuar kurrikulat e tyre, është propozuar që këta të jenë një armatë ndihmëse për Mjekun Veterinar dhe të klasifikohen si “teknikë veterinarë”. Ky rregullim sjell në treg rreth 350 teknikë veterinarë të cilët janë ndihmës dhe mund t’u vijnë në ndihmë Mjekut Veterinar në punën e tij në klinikë, terren dhe kudo ku zhvillohet praktika veterinare.

Këto tre shtylla të propozimeve tona janë bërë zyrtarisht drejtuar Ministrisë së Bujqësisë gjatë konsultimit publik,keto do sjellin ndryshime thelbësore në praktikën e Mjekesise Veterinare.

Të bashkuar mund të bëjmë më shum për profesionin tonë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME