Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETReagon familja e Aleksandër Sadikaj: Nuk ruhej nga askush

Reagon familja e Aleksandër Sadikaj: Nuk ruhej nga askush

Familjarët e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj i cili mbeti viktimë e një atentati me eksploziv më 11 qershor në rrugën afër Saukut, kanë reaguar në rrjetet sociale, duke hedhur poshtë aludimet se ai ruhej dhe se kishte konflikte.

Në faqen e Instagramit të biznesit të viktimës, “Sancho Farm House”, familjarët e tij shkruajnë se Aleksandri nuk ruhej nga askush dhe se lëvizte në këmbë nëpër qytete.

“Jemi të shokuar nga lajmet dhe portalet që me dhimbjen tonë duan të përfitojnë disa klikime dhe lajme të rreme. Po ju lajmëroj që çdo kush që jep apo ka dhënë apo jep lajme të rremë, do të procedohet penalisht, nga vetë ne. Figurën e Aleksandrit e dinë të gjithë miqtë dhe njerëzit që e rrethonin dhe këto janë fakte. Mos përfitoni më në emër të tij dhe lëreni të prehet në paqe.

Aleksandri nuk ruhej nga askush, nuk kishte konflikte me askënd dhe jetën e tij e kishte familjare, lëvizte me këmbë, bënte xhiro me biçikletë apo me qen, që një person me probleme nuk i bënte këto po të ishte në vendin e tij.

Për vjedhjet që flasin mediat në 2011, ishte minoren, jo kriminel. Dhe për sasinë e kanabisit në shtëpi që thonë mediat, është vetëm një lule.

Kujdes me deklarata që flisni sepse të gjithë gënjeshtarët do procedohen penalisht”, thuhet në deklaratën e shpërndarë në rrjetet sociale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME