Saturday, October 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESpanja në finale, përmbys Francën favorite në katër minuta

Spanja në finale, përmbys Francën favorite në katër minuta

Spanja është finalistja e parë e Euro 2024. Iberikët e De La Fuente përmbysin në katër minuta Francën favorite, duke prerë tashmë biletën për në Berlin. Kolo Muani, me golin e shpejtë, vetëm iluzionoi Deschamps, sepse Yamal (21’) dhe Dani Olmo (25’) me devijimin fatkeq të Kounde përmbysën situatën. Franca nuk mundi të ndryshojë asgjë në pjesën e dytë, pavarësisht përpjekjeve dhe zëvendësimeve të teknikut.

YAMAL NË HISTORI

Një ndeshje e madhe u luajt në Allianz Arena ku Spanja e Franca nuk zhgënjyen pritshmëritë. Kolo Muani, i preferuar ndaj Griezmann, zhbllokoi ndeshjen në minutën e 9’ Goli i parë me aksion i Gjelave në këtë edicion të Europianit, në gjashtë ndeshje të zhvilluara. Avantzhi i skuadrës së Deschamps zgjoi menjëherë atë të De La Fuente që përmes vertikalizimeve e depërtimeve barazoi rezultatin në minutën e 21’ me Yamal. Djaloshi bëhet më i riu ndonjëherë që shënon në një Europian.

Franca e ndjeu goditjen dhe në minutën e 25’ pësoi edhe golin e dytë. Goditja e Dani Olmo u devijua në rrjetë nga Kounde, por UEFA pasi e vlerësoi fillimisht autogol, i ktheu lavdinë lojtarit të Leipzig dhe i hoqi barazimin e rekordit për më shumë autogola Euro 2024 (10 kundër 11 në Euro 2021).

MBAPPE INEKZISTENT

Deschamps provoi me Griezmann, Barcola e Camavinga, por Spanja tregoi se di edhe të vuajë, duke ruajtur avantazhin që i çon në finale. Mbappe përpos asistit për golin e avantazhit provizor u shua shpejt dhe nuk mundi të udhëhiqte dot një Francë që i kishte sytë mbi të gjitha te lojtari i Real Madrid. Në finale shkon Spanja, që do të presë fituesen e përballjes Angli-Holandë, ndërsa Franca kthehet në shtëpi e mund të nisë pushimet duke reflektuar mbi atë cfarë nuk shkoi si duhet në Gjermani.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME