Uncategorized

Historike/ Mundësi Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

Për herë të parë Shqipëria ka fituar një medalje në Lojërat Olimpike. Mundësi Çermien Valiev arriti të mposhte mundësin Rasadin dhe fitoi medaljen e bronztë. 25-vjeçari mundi 6-2 rivalin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin, në stilin e lirë për peshën deri në 74 kilogramë.

Tanimë vendi ynë e ka një medalje Olimpike, pas pjesëmarrjes së dhjetë në Lojërat Olimpike. Valiev tanimë do shpërblehet nga shteti shqiptar për këtë arritje me 50 milionë lekë (të vjetër), si edhe me gradën Kolonel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button