Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMbytja misterioze e Lazar Dukic/ Sportisti serb u zhduk nën ujë në...

Mbytja misterioze e Lazar Dukic/ Sportisti serb u zhduk nën ujë në garën e CrossFit (vidio)

Noti i fundit i kushtoi jetën Lazar Dukic, një sportist serb që u mbyt në Teksas gjatë CrossFit Games: 100 metrat e fundit para vijës së finishit ishin fatale për atë që fillimisht u zhduk dhe më vonë u gjet i pajetë në liqenin ku u zhvillua gara. Skenat e tmerrshme janë filmuar edhe nga kamerat e pozicionuara pikërisht në momentin e mbërritjes dhe të cilat në sfond përjetësuan momentin kur serbi u zhduk nën ujëra pa pasur mundësi të dilte.

DUKIC U ZHDUK NËN UJË, ASKUSH NUK E KUPTOI

Alarmi u ngrit kur askush nuk e pa Dukic pas mbërritjes. Atleti po përballej me një rrugë të paracaktuar së bashku me të tjerët, të përbërë nga një vrapim 5.6 kilometra të cilin e përfundoi shkëlqyeshëm dhe një not 800 metra brenda liqenit. 700 metrat e parë kaluan pa asnjë problem, por pikërisht dy hapa nga finishi askush nuk pati më lajme nga ai: as sportistët në ujë dhe as gjyqtarët dhe stafi që ishin aty nuk e vunë re mbytjen e tij, e cila fatkeqësisht u kap nga kamerat.

Serbi u zhduk dhe vonesa e tij fillimisht u justifikua si një rënie e formës që e kishte detyruar të ngadalësonte ritmin. Në realitet tashmë ishte tepër vonë për të: siç shihet nga video, Dukic ishte 100 metra larg vijës së finishit kur papritur u thith nga ujërat e liqenit pa e vënë re askush skenën që po ndodhte. Ai nuk pati mundësi të kërkonte ndihmë dhe nuk kishte asnjë mënyrë për ta ndihmuar në atë moment të tmerrshëm.

TRAGJEDIA E KAPUR NGA TELEKAMERAT

Në vijën e finishit ishte vendosur një kamera e drejtuar nga liqeni, gati për të filmuar atletët që mbërrinin pas përfundimit të garës. Në kuadër shfaqet edhe Dukic, pikërisht në pjesën më të largët: janë pamjet e një tragjedie që ndodhi në heshtjen e përgjithshme dhe në harkun e disa sekondave. Serbi u mbyt dhe brenda pak kohësh i humbën plotësisht gjurmët. Askush nuk u nis nga bregu për ta ndihmuar dhe kërkimet me zjarrfikësit dhe zhytësit nisën vetëm më vonë, kur u kuptua se ai ishte zhdukur.

Notari nuk doli kurrë nga ato ujëra dhe vetëm pas disa orësh erdhi lajmi që askush nuk donte ta merrte: Dukic u gjet i pajetë, edhe pse mjekësia nuk e ka bërë ende të ditur shkakun e vdekjes. Serbi ishte një vaterpolist 28-vjeçar që merrte pjesë në Lojërat CrossFit për herë të tretë në karrierën e tij.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME