Pogradec – Është zbardhur ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në Pogradec, ku një 42-vjeçar, u gjet i shtrirë në rrugë dhe humbi jetën rrugës për në spita.
Sipas informacioneve, Egli Proga është rrahur nga një person që tashmë është identifikuar nga policia si Denis Meçe dhe është shpallur në kërkim.
Pasi janë konfliktuar në ambientet e jashtme të një lokali, viktima është goditur nga Meçe dhe më pas ka hyrë brenda lokalit, ku ka qëndruar vetëm 2 minuta. Më pas ka dalë duke u rrëzuar në tokë për shkak të dhunës së shkaktuar.
Ngjarja që deri ditën e djeshme u dyshua si aksidentale, rezultoi të jetë një vrasje. Pritet një reagim zyrtar nga policia.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe ka arrestuar 29-vjeçarin Denis Meçë për ‘Vrasje me dashje’.
Në pranga kanë rënë dhe 3 persona të tjerë, të cilët sipas policisë kanë tentuar të fshehin ngjarjen. Voltan Shulku, Arian Manellari, Leonidha Guçe akuzohen për ‘Moskallëzim Krimi’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës’. 3 të arrestuarit nuk kanë lajmëruar organet kompetente dhe në dëshmitë e tyre kanë tentuar të fshehin rrjedhën e ngjarjes.
Ndërkohë familjarët e Egli Progës jashtë kamerave shprehen të pikëlluar se ai nuk kishte konflikte dhe punonte në një lokal në zonën e Pazarit.