Thursday, September 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarri shkrumbon banesën në katin e 4 të një pallati në Lushnje...

Zjarri shkrumbon banesën në katin e 4 të një pallati në Lushnje (vidio)

Lushnje – Zjarri ka përfshirë një banesë në katin e 4 të një pallati në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje mëngjesin e kësaj të hëne.

Në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur asnjë banor në apartament dhe pasi kanë parë flakët dhe tymin të dalin nga ballkoni, banorët e lagjes kanë njoftuar zjarrfikësit.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe uniformat blu të policisë për të ndihmuar zjarrfikësit.

Në apartament është djegur gjithçka pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve të cilët kanë shuar zjarrin për të mos rrezikuar banesat e tjera në pallat si dhe kanë larguar banorët e tjerë për mos të rrezikuar jetët e tyre.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se ka qënë një shkëndijë elektrike që ka shkaktuar zjarrin. Pronari i banesës ishte larguar në orën 8.30 nga shtëpia dhe është njoftuar nga fqinjët për zjarrin.

Pasi ka parë banesën në flakë i moshuari nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në spital për mjekim. Sipas asaj çfarë u tha fqinjëve kur kishte dalë nga banesa i moshuari i kishte fikur gjithçka elektrike.

Policia

Rreth orës 09:30 në banesën e shtetasit N. D., në katin e katërt të një pallati, në lagjen “Kadri Qystri”, dyshohet se si pasojë e lënies ndezur të sobës së gazit për gatim, banesa është përfshirë nga flakët.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME