Thursday, September 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREJa deputetët që u gjobitën sepse nuk shkuan në Kuvend gjatë korrikut

Ja deputetët që u gjobitën sepse nuk shkuan në Kuvend gjatë korrikut

Mungesa në Kuvend përgjatë muajit të fundit të sesionit parlamentar ka bërë që disa prej deputetëve nga mazhoranca dhe opozita të gjobiten.

Ligjvënësit janë penalizuar me heqje të pagës nga 10 deri në 60 mijë lekë për shkak se nuk kanë marrë pjesë në seancat plenare apo në komisione. Gjatë muajit korrik, mazhoranca ka numrin më të lartë të deputetëve të penalizuar, ku 15 prej tyre kanë munguar.

Por, ajo që vihet re në pasqyrën financiare për pagat e muajit korrik, është se Blendi Klosi, Eduard Shalsi, Pandeli Majko janë disa prej ligjvënësve socialistë të cilëve i janë hequr rreth 10 mijë lekë nga paga. Ndërsa gjobën më të lartë në radhët e së majtëve e kanë marrë Plarent Ndreca dhe Paulin Sterkaj me 30 mijë lekë gjobë.

Por rekordi për penalitetin më të lartë në pagë e mban opozita. Deputetja Oriola Nebiaj mban sërish rekordin e shifrës më të lartë të mbajtjes së pagës me rreth 60 mijë lekë vetëm për muajin korrik.

Pas nuk mbetet as deputetja Andia Ulliri me një gjobë prej 51 mijë lekësh ndërsa Enekelejd Alibeaj vjen pas tyre me penalitetin prej 40 mijë lekësh.

Janë gjithsej 38 deputetë të cilët kanë marrë gjoba. Aktualisht deputetët e parlamentit paguhen 310 mijë lekë në muaj, pagë e cila u dyfishua në mars të vitit që lamë pas me vetë votat e tyre. Deri para një viti paga e deputetit rezultonte 156 770, ndërkohë që u rrit në 310 mijë lekë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME